Kryeministri Rama bëri dje vlerësimet e punës së qeverisë së tij dhe ministrave, duke evidentuar tre më të suksesshmit.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, dhe e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, rezultojnë më të suksesshmet.
?Ky mandat mbyllet me një notë pozitive, besoj unë, puna e një mandati tejet të vështirë, kur tërmeti më parë dhe pandemia më pas diktuan me një forcë të pashembullt ndryshimin e prioriteteve tona qeverisëse”, tha Rama.