Lajmi që mezi e presin Shqiptarët! Rama: Jemi gati për t'u futur në BE, në vitin...

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur me kritika deklaratës së presidentit serb Aleksandër Vuçiç, i cili është shprehur pesimist dhe se sipas tij, “anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor mund të zgjasë më shumë vite”. 

Rama tha Shqipëria nuk është Serbia, duke shtuar se Shqipëria është “Europa e Ballkanit” dhe shumë shpejt duhet të bëhet pjesë e Unionit. 

Tani që presidenti i Serbisë dhe Serbia të jetë më pesimiste se ne dhe se Shqipëria, kjo është gjëja më normale. Ne nuk jemi Serbia, ne jemi Europa e Ballkanit dhe ne jemi Shqipëria që me të drejtën e Zotit edhe me të drejtën e popullit shqiptar kërkon të ulet në tryezën e Bashkimit Europian dhe ndërkohë për këtë po punojmë në mënyrë të përditshme dhe me fiksimin që Shqipëria e 2030 të jetë gati për t’u ulur në tryezën e familjes së bashkuar europiane”, tha Rama.