Konfirmohet/ Rritje pagash më 1 korrik, ja kategoria e punëtorëve që do të përfitojë...

Më 1 korrik do të jetë rritja e pagave e punonjësve të policisë. Lajmi është konfirmuar nga vetë ministri i Brendshëm Taulant Balla në përfundim të mbledhjes së qeverisë. 

Ministri nuk dha shifra të sakta se sa do të jetë rritja e pagës për punonjësit e policisë, por theksoi rritje rroge do të kenë edhe punonjësit e arsimit, shëndetësisë dhe forcat e armatosura. 

"Siç e dini në buxhetin e shtetit të vitit 2024 është parashikuar një fond prej 400 milionë dollarë i cili është aty jo vetëm për punonjësit e policisë që të jemi të qartë. Ai fond është edhe për punonjësit e sektorëve tjerë jetikë sikurse është arsimi , sikurse është shëndetësia, sikurse janë forcat e armatosura, por natyrshëm unë mendoj se policia e shtetit meriton këtë vlerësim nga ana e qeverisë sonë duke pasur parasysh edhe sfidat e mëdha që ka policia e shtetit edhe gjatë këtij viti, sikurse ka pasur vit pas viti", tha Balla.