LAJM I FUNDIT/ Tmerr! Avioni bën ulje emergjente në Rinas, pasagjeri preu damarë...

Mesditën e sotme në aeroportin “Nënë Tereza”, avioni i linjës “Lion-Stamboll” ka bërë ulje emergjente në Rinas, për shkak se një pasagjer ka prerë damarët. 

Policia Shqiptare sqaron se shtetasi afgan me iniciale M. N., ka dëmtuar damarët e dorës me bris (mjet rroje), gjatë fluturimit. Ky veprim nga ana e 40-vjeçarit dyshohet se ka ardhur si pasojë e gjendjes së rënduar psikologjike.

Sapo avioni ka mbëritur në aeroportin e Rinasit, 40-vjeçari është transportuar me urgjencë në spital, ku po merr ndihmë mjekësore dhe aktualisht është në gjendje kritike për jetën.