Meta zotohet: Sa të vijmë në pushtet, do rrisim popullsinë e Shqipërisë...

Ilir Meta vazhdon t’i lëshojë “pëllumbat”, madje del në televizion dhe bën propagandë duke folur broçkulla. 

Ditën e sotme, Meta u zotua se do të shtojë popullsinë Shqiptare, duke premtuar 4 milionë banorë në vendin tonë. 

"Sa të vijmë në pushtet Partia e Lirisë zotohemi se do të rritim popullsinë në 4 milionë shqiptarë në vendin tonë. Politikat tona nxisin mirëqenien të shtresave në nevojë ku prioritet janë pensionistët. Ne synojmë një mbështetje për arsimin dhe mbështetje të kapitalit njerëzor duke rrit pagat për mësuesit dhe pedagogët. Do të mbështesim çiftet e reja me strehim që të kenë të ardhura më të larta për të përballuar jetesën”, tha Meta duke premtuar se kur ai të vijë në pushtet, shqiptarët do të hanë me “lugë floriri” duke ia hedhur fukarallëkut.