SPAK: Shkeli "arrestin e shtëpisë"/ Berisha kërkon lirinë, vjen LAJM I FUNDIT nga GJKKO…

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Sali Berishës dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi për heqjen e masës së "arrestit në shtëpi". 

Gjithashtu, GJKKO nuk pranoi kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka e cila do vijojë të gjykojë dosjen "Partizani".

Në krahun tjetër, Prokurorët e SPAK kanë paraqitur pretendimin se Sali Berisha ka thyer masën e sigurisë "arrest në shtëpi" duke futur në banesë ish-eurodeputetin Elmar Brok dhe gazetarët italianë të RAI.

Ndërkohë avokati i Berishës, Genc Gjokutaj thotë se kjo është një lajthitje nga SPAK-u.

Berisha ka që në 30 dhjetor në arrest në shtëpi. Kjo është lajthitje e SPAK dhe gjykatës. Vendimi është i tillë që arresti në shtëpi nuk afekton aktivitetin e liderit të opozitës” ,tha Gjokutaj.