Rrëfimi i Pirro Dhimës: Nga mëngjesi në darkë më shajnë! Nuk jam shqiptar, por…

Në një intervistë në televizionin grek, Pirro Dhima tregoi se është bullizuar shpesh, madje ende vazhdojnë sharjet dhe fyerjet ndaj tij duke e quajtur ‘shqiptar’. 

Por Pirro Dhima tha se nuk shqetësohet nga kjo, edhe pse nuk ndjehet se është shqiptar, ai ka thënë se është rritur me shqiptarët dhe i ka quajtur ata vëllezër. 

“Çdo ditë, çdo ditë jam bullizuar. Nga mëngjesi në darkë më shajnë. Për shumë vite seri ndodh kjo gjë. Ende edhe sot disa persona shkruajnë nga mëngjesi në darkë, më shajnë, më fyejnë. Më quajnë shqiptar. Unë nuk ndjehem shqiptar, s’jam ndjerë ndonjëherë shqiptar, nuk jam shqiptar”, -tha Pirro Dhima.