"Urë e fortë drejt Bashkimit Europian", Presidentja e KE ia thotë në sy Ramën: Hapja...

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe kryeministri Edi Rama janë takuar ndërsa kanë marrë pjesë të dy në ceremoninë e hapjes së një dege të re në Tiranë të Kolegjit prestigjoz Europian të Bryzhit.

Von der Leyen u shpreh se kjo është një urë e fortë drejt Bashkimit Europian, ndërsa bëri me dije se do të ofrohen 15 bursa për 3 vitet në vijim. 

"E mbaj mend idenë tuaj Edi Rama për të pasur një degë të Kolegjit të Europës këtu në Tiranë. E kuptova menjëherë vizionin tuaj dhe a ka mënyrë më të mirë se sa kjo për të përgatitur të ardhmen e Shqipërisë për të edukuar dhe trajnuar brezin e ardhshëm. Hapja e degës së kolegjit të Bryzhit në Tiranë është një urë e fortë drejt BE-së. Studentët këtu në Shqipëri nga i gjithë Ballkani Perëndimor dhe më tej mund të aplikojnë për të studiuar këtu. Kjo do të ndërtojë një urë të fortë me BE-në. Jam e kënaqur që 31 studentë do të jenë pjesë e kursit master. Unë kam kënaqësinë që t’u njoftoj se do jenë 15 bursa gjatë 3 viteve të ardhshme. Sot po punojmë për brezin e ri", tha Von der Lyen.