Shkruajnë mediat e huaja/ Shqipëria aleatja e madhe e Anglisë, Rama dhe Boris Johnson...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po konsiderohet si një mburojë PRO perëndimore në Ballkan, shkruan "The Sunday Times”.

"Për shkak të kësaj, Britania e Madhe ka nisur t’i bëjë elozhe Ramës, me shpresën për të rritur investimet në Shqipëri, një anëtare e NATO-s, dhe për të forcuar një marrëdhënie midis vendeve. Rama thotë se ka marrëdhënie të shkelqyera me Boris Johnson. 

Ata janë të dy ish-kryebashkiakë të kryeqyteteve të tyre, një rol në të cilin shqiptari la gjurmë kur urdhëroi që ndërtesat e zymta të epokës komuniste të pikturoheshin me ngjyra të ndezura dhe të theksuara", shkruajne mediat e huaja.