Zbulon fituesin para kohe/ Anëtarja e re demokrate: Ja kush do jetë kryetari i ri i PD-së...

Emrat e anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar të PD-së ka ngjallur debate ku mes fituesve është edhe anëtarja më e re e Këshillit Kombëtar, Fjoralba Dizdari.

Ajo tha se ka besim te Sali Berisha dhe se do ta mbështesë me votë për kryetar të PD-së, duke zbuluar në këtë mënyrë edhe "fituesin" ende pa u zhvilluar gara. 

"Unë do ta votoj Berishën, do të jetë ai kryetari i ri i PD-së. Jam e re në Këshillin Kombëtar por jo në PD, është shumë e rëndësishme ta theksoj që në këto vite e kam ndjekur PD-në nga afër, te teatri, te çadra", tha Dizdari.