Gjest me zemër të madhe/ Sapo mbërriti nga SHBA, Rama vizitë në shtëpinë e Klodianit

Kryeministri Edi Rama ka shkuar për vizitë në familjen e Klodian Rashës. 

Sapo mbërriti nga Amerika, Kryeministri nuk humbur kohë dhe në orën 14.45 minuta hyri në banesën e familjes Rasha. Rama ka shkuar për të ngushëlluar familjen e të ndierit duke garantuar se ngjarja do të zbardhet dhe vrasësi do marrë ndëshkimin e merituar.

Kjo vizitë e Ramës vjen pasi lajmëroi shqiptarët se sot në orën 18:00 do të flasë publikisht për të riun.