Rama gëzon shqiptarët/ Javën tjetër do fillojmë një gjë të madhe për ju

Kryeministri Edi Rama tha se javën që vjen do nisë spostimi i portit ekzistues në Durrës. Do të zhvillohet një garë ndërkombëtare për portin e ri të këtij qyteti që do zhvillohet “në anën tjetër, aty ku është dhe plani i zonës së lirë ekonomike”. 

"Së shpejti do nisim transformimin e madh të Durrësit të spostojmë portin ekzistues që e ka mbaruar prej kohësh misionin e tij si një port komercial mallrash në mes të qytetit", tha Rama.

Rama tha se qeveria është në diskutime me partnerë ndërkombëtarë: “Flas për shtete jo kompani e shpresoj që te kemi një marrëveshje shtetërore që do jetë investimi më i madh në Shqipëri"