Majlinda Bregu BEFASON të gjjthë: Për t'u anëtarësuar në BE, Shqipërisë do i duhen 125 vjet...

Ish-ministrja e Qeverisë Berisha, Majlinda Bregu ka befasuar duke pohuar se Shqipërisë do t'i duhet 125 vite të tjera për t'u anëtarësuar në Bashkimin Europian.
Majlinda Bregu e cila prej disa vitesh mban funksionin e Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, ajo theksoi se zhvillimet që janë ndërmarrë drejt anëtarësimit janë të ndryshme, një pjesë e të cilave prej fajit tonë. 

"Nëse Kroacisë iu deshën 6 vjet plus 2 për të bërë anëtarësimin e plotë, sot vendeve tona, konkretisht Shqipërisë, në rast se procesi do të vijojë me të njëjtat ritme që është sot do t’i duhen 125 vjet. Kjo do të thotë se është një jetë, breza të tërë. Ne që kishim ëndrrat më të mëdha, kishim imazhin më shumë ngjyra sa i përket pjesës së anëtarësimit, që ishim më shumë europianist se të tjerët para nesh, gjithmonë me dashuri të madhe për Europën. Jemi edhe sot e kësaj dite, dhe pavarësisht se jemi më shumë europianist jemi edhe më shumë kritikë, sepse jemi rritur të gjithë në këtë fazë të ndryshimeve”, tha Bregu.