"Bllokohet hyrja nga të gjitha anët e Tiranës"/ Qeveria Rama merr vendim: Pas orës...

Data 25 është shpallur ditë pushimi për të gjitha institucionet e qarkut të Tiranës, në kuadër të finales së Conference League.

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi njoftoi se data 25 do të jetë një ditë pa makina në të gjithë Tiranën, ndërsa do të bllokohet hyrja nga të gjitha anët e kryeqytetit deri në orën 6 pasdite. 

"Data 25 maj do të shpallet ditë pushimi për të gjitha institucionet e qarkut të Tiranës. Kjo masë merret për mbarëvajtjen e një eventi të madh të sportit që është finalja e Conference League. Do të vijë një numër i madh turistësh të huaj. Ajo ditë do të jetë pa makina, në gjithë Tiranën nuk do të ketë qarkullim makinash. Të gjitha akset hyrëse në Tiranë do të bllokohen në datën 25 deri në 6 pasdite. Kushdo që do t’i bashkohet festës në Tiranë, mund të vijë pas orës 6 pasdite”, tha Çuçi.