558 të huaj kanë mbërritur ditën e sotme në portin e Durrësit. Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama, i cili shkruan se të huajt janë shumica Amerikanë dhe se kanë mbërritur në vend me kroçieren “Seven Seas Voyager”.
"Sot në Portin e Durrësit mbërritën 558 turistë të huaj me kroçierën “Seven Seas Voyager”, pjesa më e madhe e të cilëve vijnë nga SHBA. Numri gjithnjë e në rritje i turistëve dhe gjeografia e largët e tyre janë shembulli i qartë i interesit për vendin tonë dhe e zgjatjes së sezonit turistik, ku shumë struktura hoteliere janë ende të rezervuara. Rreth 20 autobusë turistikë janë nisur nga Durrësi në destinacionet e parashikuara, kryesisht qendra historike dhe muzeale në qytetet e Krujës, Tiranës dhe Durrës”, shkruan Rama.
