Kryeministri Edi Rama ka folur për gazetën amerikane “Politico” në lidhje me sulmin kibernetik të Shqipërisë, e cila u sulmua pak kohë më parë nga Irani.
"Kam shumë respekt për miqtë dhe aleatët tanë për t’u thënë atyre se çfarë duhet të bëjnë. Ne jemi gjithmonë shumë të kujdesshëm që të jemi shumë të përulur në vlerësimet tona. Është njësoj si të bombardosh një vend, por do ishte e tepërt për ne të mendojmë dhe të arrijmë në vendimin se duhet t’i kërkojmë NATO-s të përdorë Nenin Pesë" tha Rama.
