Edi Rama ka folur për rritjen e çmimit të elergjisë elekrike, ndërsa qeveria po mban mbi supe barrën e familjeve shqiptare.
Kryeministri shkruan se për shkak të luftës në Ukrainë, çmimi për megavat vazhdon të rritet çmendurisht, orë e çast, nga 52 euro vjet në 550 euro aktualisht. Gjasat janë që rritja marramendëse të vazhdojë dhe parashikimet shkojnë deri në çmendurinë totale të 1000 eurove për megavat orë!
"Shqipëria është i vetmi vend në botë që nuk e ka rritur asnjë qindarkë faturën e energjisë. Të gjithë duhet të vetëdijësohen se tanimë tregu i energjisë është pengu më i madh i luftës dhe se duhet vetëm ta përballojmë me kurajo, besim dhe durim. Qeveria po bëjmë të pamundurën për ta përballuar", tha Rama.