Vendi ynë ndodhet nën mbizotërimin e kushteve të këqija atmosferike me reshje shiu dhe dëborë në zonat malorë.
Bashkia e Vlorës ka paralajmëruar qytetarët që të tregojnë kujdes në disa zona që konsiderohen me risk të lartë për përmbytje.
Në faqen zyrtare të bashkisë së Vlorës, njoftohet që banorët të bëjnë kujdes dhe të mos parkojnë automjetet në zonat me risk të lartë, si: “Albano&Romina”, Biblioteka Publike, pranë Kishës Orthodhokse dhe në “Skelë” te dykalimshi.
"Në orët në vijim, qyteti i Vlorës pritet të përfshihet nga reshje shiu me intensitet të lartë. Grupet tona Ujësjellës Kanalizime dhe Bashkisë së Vlorës, do të jenë në terren në monitorimin e situatës dhe në ndërhyrje sipas rastit nëse do të jetë e nevojshme. Nëse hasni problematika nga reshjet e shiut me prezencë të ujit, na kontaktoni: EMERGJENCAT: 127,128,129”, shkruan bashkia Vlorë.