E bujshme/ Shqipëria, renditet E PARA në Europë dhe e dyta në botë për rritjen e....

Organizata Botërore e Turizmit e ka renditur Shqipërinë në vend të dytë në botë përsa i përket normës së turistëve ndërkombëtarë. Në “Barometrin e Turizmit Botëror”, nga janari në korrik të vitit 2022, OBT konfirmon Shqipërinë me një rritje 19% krahasuar me vitin 2019, duke arritur një ndër performancat më të mira të rikuperimit të sektorit pas pandemisë.
Në periudhën janar-gusht, Shqipëria numëroi mbi 5,6 milionë vizitorë të huaj, rreth 800 mijë më shumë se viti 2019, teksa vizitorët në zonat e mbrojtura (3,3 milionë në tetë muajt e parë të vitit) dhe preferenca e turistëve të huaj për rajonin e veriut (41%) tregojnë për një diversifikim të ofertës turistike dhe zgjatje të sezonit. Ndërsa pesha e turizmit në Prodhimin e Brendshëm Bruto vlerësohet të jetë mbi 17%. 

Në eventin e organizuar në datë 27 shtator me rastin e Ditës Botërore të Turizmit, ministrja Mirela Kumbaro njoftoi se ka nisur përgatitja për sezonin e ardhshëm turistik dhe çdo procedurë për vitin 2023 do të mbyllet brenda muajit dhjetor. Qeveria Rama mendon do t’i japë mundësi sektorit privat të planifikojë më mirë punën për të menaxhuar flukset e turistëve, duke vendosur një standard të ri për organizimin e sezoneve turistike.