Për disa dekada, Koeficienti i Inteligjencës (IQ) është përdorur për të matur përafërsisht inteligjencën e një individi ose një grupi individësh në raport me pjesën tjetër të popullsisë.
Sipas "World Population Review", shumica e njerëzve në mbarë botën (rreth 68%) kanë një IQ nga 85 në 115. Ata pak që kanë një IQ mbi 140,u përkasin gjenive. Aty shohim se Japonia është në vendin e parë me IQ mesatare të popullsisë së saj që arrin në 106.49, e ndjekur nga Tajvani (106.57), Singapori (105.89), Hong Kongu (105.37) dhe Kina (104.10).
Shtetet europiane që kanë arritur të përfshihen në top dhjetëshen janë Bjellorusia (101.60), Finlanda (101.20), Lihtenshtajni (101.07), por edhe Holanda, si dhe Gjermania me një IQ mesatare 100.74.
Greqia është në vendin e 55-të me një IQ mesatare prej 90.77, poshtë Qipros fqinje (është e 47-ta me 93.39) dhe Bullgaria (e 54-ta me 90.99), ndërsa Shqipëria renditet në vendin e 109-ta në botë me (IQ - 81.75).