Qeveria Rama po negocion për të siguruar "Paxlovid", ilaçin e prodhuar nga kompania "Pfizer" për trajtimin e pacientëve me k00v1d në Shqipëri.
Burime bëjnë me dije se prej disa kohësh qeveria shqiptare ka hyrë në negociata për të siguruar një sasi të këtij ilaçi. Paxlovid është i pari medikament që ka marrë aprovimin e FDA dhe EMA për përdorim në trajtimin e pacientëve të rritur me k00vid.
Ilaçi është në formë tabletash dhe do të përdoret tek pacientët menjëherë pas diagnostifikimi për 5 ditë me radhë. Ilaçi ul shtrimet në spital dhe normat e vdekjeve me 89 % të pacientët me rrezik të mesëm dhe të lartë.