Shqipëria ka marrë një lajm të mrekullueshëm, pasi Austria ka shprehur hapur mbështetjen për integrimin e vendit tonë në Bashkimin Europian.
Përfaqësuesit e lartë të këtij vendi vlerësojnë arritjen e Qeverisë Rama në reformat integruese duke kërkuar që në qershor të mbahet Konferenca e parë Ndërqeveritare.
"Austria ka rrënjë të forta historike dhe Shqipëria meriton të jenë pjesë e Bashkimit Europian. Përshëndetet puna e qeverisë në plotësimin e objektivave, Austria është PRO integrimit sa më shpejt të Shqipërisë në BE. Votojmë pro dhe jemi gati që brenda qershorit të zhvillohet Konferenca e Parë Ndërqeveritare", thuhet në njoftimin e autoriteteve austriake.