Kryeministri Edi Rama mban fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Në mes të OKB, Rama i bëri të qartë Serbisë se Shqipëria do të vazhdojë të mbështesë Kosovën dhe se Serbia do duhet ta njohë atë si Republikë të pavarur dhe sovrane.
“Duke forcuar marrëdhëniet me Serbinë, Shqipëria nuk do të lëviz asnjë centimetër për mbështetje dhe qëndrimi që të njohë Kosovën. Është koha që Kosova dhe Serbia të lëvizin përtej ngërçit dhe të bëjnë rolin e tyre për një marrëveshje paqeje për një marrëveshje të mbështetur nga BE dhe SHBA. Dialogu është rruga e vetme, është i nevojshëm dhe Ballkani i Hapur do ta ndihmojë këtë proces. Nëse do të ecësh shpesh ec i vetëm. Nëse do të ecësh lart, ec krah për krah” tha Rama në fjalën e tij nga Amerika duke bërë krenar të gjithë Shqiptarët.
Rama ka ftuar edhe një herë vendet e Ballkanit Perëndimor që t’i bashkohen nismës, duke nisur nga Mali i Zi, Kosova, Bosnja & Hecegovina, por po ashtu në këtë nismë ka ftuar edhe Greqinë e Turqinë.