Gazetarja e njohur, Aida Shtino na ka rrëfyer përballjen që ka pasur para disa muajsh me mjekun Edvin Priftin të cilit SPAK-u i seku estroi mbi 500 milionë leke.
“Para disa muajsh ky mjek kishte bërë një shkrim në gazetë duke u marrë me pamjen time dhe me pas duke lavderuar punen e mjekeve.
Unë nuk pranova të paguaj rryshfet pasi disa muaj më parë edhe mua më kërkoi 5 mijë euro për një operacion të një familjari tim. Të gjitha paratë që i janë sekuestruar ia ka marrë popullit shqiptar”, tha Aida.