Pas rritjeve të rasteve me koronavirus, Greqia ka ashpërsuar masat në të gjitha pikat kufitare me Shqipërinë.
E papritur është lëvizja e kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, i cili ka thënë se në pikat kufitare është e detyrueshme të kryhet testi për Covid-19.
Çdo qytetar që do të hyjë në Greqi, do të duhet të kenë kryer testin për Covid në 72 orët e fundit, dhe të kenë rezultuar negativë.
Një test tjetër do t’iu kryhet në doganë, ku do të raportojnë edhe për vendndodhjen si dhe do të lënë numrin e kontaktit.