“3 ditë s’ja jap dorën njeriu”/ I moshuari-Berishës: Shyqyr nuk vdiqa pa të takuar, unë jam betu...

Berisha ditën e sotme ka zhvilluar një takim me demokratët e Pukës. Gjatë takimit nuk kanë munguar të qeshurat ku një demokrat i "flaktë" ka marrë mikrofonin dhe me fjalë ka befasuar idhullin e tij, Sali Berishën.
I moshuari tha se prej vitesh është një mbështetës i Sali Berishës, teksa shtoi se një dëshirë e madhe e tij ishte që ta takonte atë dhe t’i jepte dorën.

“E kam lut Zotin që mos vdes pa taku Sali Berishën, jam betu që pasi t’i jap dorën, tre ditë nuk ia jap njeriu tjetër, të ruaj shijen e një vllau dhe një burrë shteti që lufton për liri, për komb e për demokraci”, u shpreh ai ndërsa Berisha u çua dhe i plotësoi ëndrrën demokrat të flaktë (Të pranishmit filluan të qeshnin).