Erion Braçe kritikon shpesh qeverinë, Rama i kthen përgjigje të papritur duke...

Kryeministri Edi Rama së bashkua me ministra dhe deputetë socialist, ditën e sotme kanë qenë në Divjakë ku ka nisur ndërtimi i Parkut fotovoltaik i Karavastasë.

Pavarësisht se Erion Braçe kritikon shpesh herë qeverinë, Edi Rama ka befasuar duke thënë se me nisjes e punës ka marrë fund edhe tension i Erion Braçes, të cilin e vlerësoi për ndihmën që ka dhënë. 

"Më vjen mirë që këtu mbaron gjithë tensioni i Erion Braçes për realizimin e kësaj vepre dhe hyjmë në fazën e marrjes frymë të lehtësuar. Erioni meriton të gjithë respektin dhe falenderimet për këmbënguljen dhe për ndihmën që ka dhënë me autoritetet vendore për ta lehtësuar këtë proces”, tha Rama duke falenderuar ish-zv/kryeministrin socialist Erion Bracen.