Rama gati për të ndërtuar një tjetër rrugë të re/ 3 vite pas pezullimit, Qeveria i hap...

Kryeministri Edi Rama nuk i ndal investimet dhe është gati të ndërtojë një tjetër rrugë e re. 

Ditët e fundit, Qeveria Rama ka miratuar koncesionin për projektimin dhe ndërtimin e aksit Thumanë-Kashar. Shqipëria pritet të marrë një zhvillim të rëndësishëm për shkak të hapjes së negociatave me Bashkimin Europian. 

"Miratojmë kontratën e koncesionit për ndërtimin e aksit rrugor Thumanë Kashar. Ka pasur debat për këtë çështje. Kontrata e lidhur në bazë të PPP u anulua se hapësira fiskale u vendos në dispozicion të paktit të universitetit. Ky aks do investohet në parimin e koncesionit. Kjo është një pjesë nga segmetet më të rëndësishme të sektorit blu, më i rëndësishmi i konektivitetit në Ballkan”, njofton Qeveria Rama.