Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi ka dalë kundër propozimit të Princ Lekës si president i Republikës së Shqipërisë. Në një koment të shkurtër lidhur me këtë çështje, ai e cilëson si pasardhës të një tradhëtari.
“Ska problem Princ Leka mund të ishte kandidat, por nese do ishte bir i një jo-tradhetari”, shkruan Koçi.
Ditët e fundit në media kanë qenë të shumta zërat që e kanë cilësuar Princ Lekën si një kandidaturë favorit dhe të "pastër" për karrigen e kreut të shtetit.