Bëhet realitet ëndrra 100-vjeçare/ Rama: Hapet aksi i ri, kjo rrugë të nxjerr direkt...

Tashmë rruga e re Kardhiq - Delvinë nuk është më një ëndërr 100-vjeçare por një realitet i kryer nga kryeministri Edi Rama.

Në tunelin e Skërficës, pjesë e aksit rrugor Kardhiq-Delvinë, po kryhen punimet e fundit dhe brenda pak ditësh ky aks i ri do të jetë i hapur për qarkullimin e automjeteve. Rama shprehet se kjo vepër e bukur së shpejti pritet t’i vihet në shërbim Shqipërisë turistike për ta afruar edhe më shumë Sarandën këtë verë. 

"Me një tjetër vepër të bukur brenda pak ditësh do të hapet duke u vendosur në shërbim Shqipërisë turistike, siç është Tuneli i Skërficës, përgjatë rrugës së re Kardhiq-Delvinë që do ta afrojë ndjeshëm Sarandën këtë verë”, shkruan Rama.