Rritet shpejtësia/ Gati të zgjerohet aksi kombëtar me fluks të lartë, shkon më shpejt drejt...

ARRSH ka hapur tenderin e parë për zgjerimin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë e cila do të nisë nga dalja e Elbasanit deri në fshatin Mirakë. Qeveria Rama bën me dije se projekti përmban ndërhyrjen me nënkalime tokësore dhe vepra arti të tjera, në vlerën e parashikuar në preventive deri në 800 mln lekë.
Aksi rrugor Elbasan-Qafë Thanë është pjesë e Korridorit 8 dhe nyja kryesore e lidhjes tokësore me Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë. E përfunduar thuajse 2 dekada më parë, investimet e vetme në këtë aks kanë qenë për mirëmbajtje, pa ndërhyrë në gjerësinë që nuk përballon fluksin e qarkullimit që ka.

Analiza e ARRSH thotë se zgjerimi i rrugës ul aksidentet dhe bllokimet e shpeshta të këtij aksi, lehtëson qarkullimin dhe shkurton kohën e udhëtimit, si në drejtim të Maqedonisë së Veriut, ashtu edhe në drejtim të Korçës duke rritur shpejtësinë maksimale të lejuar.