Amnistia fiskale/ Rama i përgjigjet BE-së: Në ‘të zezë’ i paguat ju Shqiptarët. Ne Po...

Qeveria Shqiptare është duke prezantuar nismën për amnistinë fiskale në një konsultim publik edhe me përfaqësues të biznesit.

Por kryeminsitri Edi Rama ka një përgjigje për ndërkombëtarët që e kanë kritikuar nismën për amnistinë fiskale: "Mungesë respekti. Në fund të fundit janë pronarët europianë që i kanë paguar shqiptarët ndër vite në të zezë". 

"Kemi ndjekur me shumë vëmendje kritikat kundër amnistisë. Amnistia është ide e vjetër dhe asnjëherë nuk është materializuar. Shqipëria aso kohe kur ka qenë në praktikë amnistia s’ka qenë në kushte te duhura nga ana strukturore. Ne nuk e kemi menduar sot e kemi menduar që ditën e parë 9 vjet të shkuara. Të vish në Shqipëri e të thuash se amnistia nuk është e pranueshme kjo është një mungesë respekti, partnerëve dhe miqve u them: respekti reciproke është A-ja e punës sime në funksion të republikës së Shqipërisë", tha Rama.