"Krahu u djathtë” i Florenc Çapjas/ Kush është avokati që u arrestua sot nga SPAK...

Alban Bengasi është avokati i arrestuar gjatë mega-operacionit të SPAK, të shtirë në disa qytete, pas dëshmisë së dhënë nga Nuredin Dumani.

Ai njihet si avokati i Florenc Çapjas, ndaj të cilit është lëshuar urdhër-arresti. Ndërkohë nuk dihet se cilat janë akuzat për të cilat avokati ka rënë në pranga. Çapja ndodhet ende në arrati dhe akuzohet për vrasjen e babë e birë me mbiemër Naziri. Për ngjarjen është arrestuar edhe xhaxhai i tij, Ardian Çapja. 

SPAK është duke u zhvilluar ditën e sotme një operacion paralel në disa qytete. Deri më tani raportohet se janë arrestuar 10 persona, ndërsa dhjetëra të tjerë janë shpallur në kërkim.