Edi Rama ka siguruar vlonjatët se do të vazhdojë investimet në këtë qytet, madje kryeministri ka premtuar edhe ndërtimin e portit të jahteve e cila do të sjellë shumë turistë.
"Do të ndërtojmë portin e jahteve të Vlorës. E kemi komunikuar disa herë për ta spostuar portin e mallrave dhe për të pasur 2 porte funksionale, 1 turistik që sjell me vete shumë punësim, ekonomi.
Bëhet fjalë për të marrë të ardhura nga ankorimi i anijeve turistike.
Është me rëndësi që paralelisht ne të sistemojmë portin e peshkatarëve që bën shërbimet e mallrave me standarte dhe mënyrë dinjitoze dhe të kemi një terminal për tragetet nëse porti turistik do të marrë jetë", tha Rama