“T’i gëzoni”/ Rama pritet si hero, gruaja i puth dorën! Befason me atë që i thotë...

Kryeministri Rama ka qenë sot në Lezhë për t’iu dorëzuar çelësat e banesave të reja familjeve të komunitetit rom.

“Janë pronë e juaja. T’i gëzoni!”, iu tha Rama banorëve, teksa një grua i puth dorën dhe i thotë: "Të rrosh sa malet zoti kryeministër"

"Dorëzojmë çelësat e apartamenteve të reja për 16 familje të komunitetit rom dhe egjiptian, shtëpitë e të cilëve u rrënuan krejt nga tërmeti i dy viteve më parë, ndërsa vijon puna edhe për ndërtimin e 9 banesave të tjera private në lagjen ‘’Shehër’’ të Lezhës”, shkruan Rama.