“Vendimi hyn sot në fuqi”, Rama nuk ndalet: ZBULON kategoritë që përfitojnë rritje pagash

Qeveria Shqiptare ka vendosur që të rrisë pagat për punonjësit e policisë, zjarrfikësit dhe disa kategori të administratës publike. Rama tha sot pas mbledhjes së qeverisë se rritja e pagës për punonjësit bazë të policisë do të jetë 15 për qind, ndërkohë që për ata që janë në nivel oficerësh, rritja do të jetë me 7%.
Rama tha se rritje page do të ketë edhe për punonjësit e Gardës së Republikës, policët e burgjeve si edhe administratën publike. 

"Kemi marrë vendimin që Policia e Shtetit, nivelet bazë, punonjësit e policisë në nivel inspektorësh, si dhe niveli i mesëm të kenë një shtesë page respektivisht 15 dhe 7%. E njëjta gjë vlen për Gardën e Republikës. E njëjta gjë vlen për policinë e burgjeve, për zjarrfikësat, për adimistratën publike dhe jo vetëm për nëpunësit në shërbimin civil, por gjithë punonjësit mbështetës. Të gjitha këto vendime hyjnë në fuqi menjëherë. Paga e ardhshme që do marrin këto kategori do jetë paga e rritur. Nga ana tjetër e njëjta gjë do të ndodhë me pensionet, të cilat janë riindeksuar dhe kemi rritje 9.5 %. E njëjta gjë me të gjitha familjet në ndihmë ekonomike që kanë rritje 10%, por ku gratë kryefamiljare me dy fëmijë kanë dyfishim të ndihmës ekonomike”, tha Rama.