Kryeministri Rama u ka kërkuar emigrantëve shqiptarë, që të kthehen në vendin e tyre teksa i ka premtuar se në rast se investojnë do të marrin bonus 5-10 mijë euro grante.
Lideri i PS-së tha se do të sjellë transformim të madh ekonomik siç ka vepruar edhe Italia.
"Ne kemi vendosur që gjatë mandatit të 3-të do i japim në dorë 5-10 mijë euro çdo shqiptari që vjen nga emigrimi për të rindërtuar shtëpinë e gjyshërve, ose për të ngrotur një biznes në agro-turizëm. Zhvillimi i agroturizmin në Shqipëri do të sjellë transformim të madh ekonomik siç ka ndodhur në Itali”, tha Rama.