Rama: "Shife çikë këtu"/ Kryeministri befasohet nga vajza e re që papritur i tregon...

Kryeministri Rama ka publikuar një video me një nga studentet që ka aplikuar në platformën “Shqipëria që duam”, për të dhënë kontributin e saj në Shqipëri.

Vajza, quhet Nensi Xhani është takur dhe më parë me kryeministrin. Ajo i tregon Ramës një foto të bërë 10-15 vite më parë dhe kryeministri duke qeshur i kërkon stafit që t’i bëjë video këtij momenti. 

"Shife shife çik këtu”, thotë Rama, ndërsa dikush tjetër shton “Sa i ri ke qenë”. Nensi Xhani tashmë është një profesioniste në fushën e saj pasi ka përfunduar studimet për Ekonomi në Bukuresht, Rumani.