Briken Çalja garoi ditën e sotme në peshëngritje duke zënë vendin e 4-të në Lojërat Olimpike të Tokyo 2020.
Peshëngritësi shqiptar arriti në 341 kg në stilin e shtytjes dhe dygarësh, ndërsa për vetëm 1 kg humbi shansin për të marrë medaljen e brozntë. Lidhur me këtë paraqitje të Briken Çaljes ka reaguar edhe Kryeminsitri Edi Rama.
“Edhe pse pa medalje për vetëm 1kg diferencë, Brikeni meriton një bravo të madhe për renditjen në vendin e 4 në Lojrat Olimpike të Tokios”, shkruan Rama.