Për të larguar Ilir Metën si hap të parë Parlamentit dhe socialistëve më 10 qershor u duhen 93 vota.
10 deputetë pjesë e opozitës parlamentare u futën në listat e PS-së si kandidatë për deputetë, ku vetëm dy prej tyre fituan mandatin. Lefter Koka dhe Aurora Mara janë deputetë të PS-së, që katër vite më parë u zgjodhën me siglën e LSI-së.
Pjesa tjetër e ish-deputetëve të LSI që do të votojnë shkarkimin e Ilir Metës janë: Ylli Shehu, Enver Roshi, Nimet Musai, Ediola Braha, Klajdi Qama, Vasil Sterjovski dhe Edmond Rrushi.