Edi Rama kërkon mandatin e 3-të qeverisës për të vijuar investimet dhe procesin e integrimit të Shqipërise në Bashkimin Europian.
Kryeministri ka publikuar pamjet nga transformimi tërësisht i qytetit të Kukësit ku i është dedikuar gjelbërimit dhe hapësirës publike. Kurse aeroporti i ri pritet të jetë "qershia mbi tortë" për Kukësin e rilindur.
"Ne Kukës bëhet realitet transformimi rrënjësor i hapësirave publike, në zonën qendrore të qytetit do të shoqërohet me ndërhyrje të tjera zinxhir, për të çuar përpara në Veri e në Jug të vendit programin e Rilindjes Urbane", shkruan Rama.
