"Do ta bëjmë Shqipërinë si Europa", Rama ndërton tjetër rrugë dhe pistë për ski!

Qeveria Shqiptare ka shtrirë investimet në rrugët rurale të cilat kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në turizëm dhe në ekonominë lokale.

Ka nisur puna për ndertimin e aksit rrugor Boboshticë-Dardhë. Ndërhyrja fillon në fund të fshatit Boboshticë dhe përfundon në fillim të fshatit Dardhë.

Projekti synon të lehtësojë aksesin gjatë stinës së dimrit dhe pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në drejtim të turizmit.

Në Dardhë do të hartohet projekti për sistemimin e pistës së skive dhe ndërtimin e kompleksit turistik dimëror.