Ka hyrë në fazën finale gara për projektin e ndërtimit të linjës 🚉 hekurudhore 📍Durrës-Tiranë me degëzim në 🛫Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”.
Qeveria Rama njofton se më datë 21 shtator presim ofertat financiare, për të përzgjedhur fituesin dhe për të nisur sa më shpejt puna e ndërtimit.
Çdo hap është çertifikuar nga ekspertët e BERZH, për krijimin e një rrjeti modern hekurudhor për Shqipëprinë që duam. Kostoja totale e projektit llogaritet në 90.5 milionë euro, ku do të punësohen 1300-2000 punëtorë.
Fillimi i punimeve për hekurudhën Tiranë-Rinas-Durrës, është projekti i parë dhe shumë i rëndësishëm për transportin në 30 vitet e fundit në Shqipëri.