Kryeminstri Edi Rama ka deklaruar se “nuk është marrëzi” që objektivi i 20 mln turistëve të vendin tonë mund të arrihet brenda afatit 5-vjeçar.
Kreu i qeverisë theksoi se deri në 2030-ën kërkesa për Shqipërinë mund të arrijë në 30 milionë turistë.
Edi Rama: "Do të vendosim disa pika mbi i në lidhje me sezonin turistik. Jemi përballë zhvillimi shumë të shpejtë dhe një rritje të numrit të turistëve që zhgënjen të gjitha pritshmëritë më optimiste, është më e lartë sesa pritshmëritë.
Sot nëse më pyesni ku do të jetë Shqipëria në 2030 në raport me numrin e turistëve, kam shumë frikë se do të gaboja pasi do të na duhet të shikojmë edhe këtë vit e të ardhshëm për të pasur edhe më shumë siguri për një projeksion 5 vjeçar.
Nuk është marrëzi të mendosh që shifra e 20 mln turistëve do të arrihet shumë më përpara dhe në 2030 kërkesa për Shqipërinë mund të arrijë 30 milion"
.jpg)