“O gore, mbylle gojën!”/ Bardhi përplaset ashpër me Braçen: Na acaron…

Ka nisur me debat seanca e sotme plenare në Kuvend. Gazment Bardhi është përplasur me deputetin e PS-së, Erion Braçe pas tensioneve në foltore me kryeparlamentaren Lindita Nikolla. 

Teksa Braçe i tha që t’i kërkonte falje për mënyrën se si iu drejtua Lindita Nikollës, kreu i Grupit të PD-së iu drejtua me fjalën “gore”, duke i kërkuar që ta mbyllë gojën. 

》Përplasja Bardhi-Braçe:
Bardhi: “Kërkoj falje unë kur ka reflektim nga kryetarja e Kuvendit, ka edhe nga ana jonë” 
Ndërhyn Braçe nga salla: “Kërkoi falje pra Nikollës”. 
Acarohet Bardhi: “Po pra po, a ka mundësi ta mbyllësh gojën t’i aty tani, gore, aty na acaron nerva që në mëngjes”