Ja kush mund të udhëtojë drejt kufirit Greqi-Shqipëri, nuk lejohen...

Lejohen të kalojnë nga Greqia në Shqipëri: Personat që disponojnë leje qëndrimi në Greqi dhe pasaporte shqiptare, Personat që kanë hyrë në Greqi me 90 ditëshin.

Personat që kanë leje qëndrimi në Greqi, por ju ka skaduar pasaporta Shqiptare dhe shkojnë në Shqipëri për ta rinovuar.

NUK LEJOHEN akoma qytetarët që udhëtojnë me pasaporta të huaja, si dhe me karte identiteti greke (Taftotita).  Akoma nuk lejohet kalimi me automjete me targa Greke në Shqipëri.

Lejohen të kalojnë nga Shqipëria në Greqi Qytetarët që janë të pajisur me pasaportë ose kartë identiteti greke si dhe bashkëshortët e tyre si dhe fëmijët nën 18 vjeç.