Nga e hëna hapen restorantet dhe kafenetë, nga 18 maji aeroportet!

Serbia, do të lehtësojë më tej masat e kufizimit, me rihapjen së shpejti të restoranteve, dyqaneve me pakicë dhe transportit publik.

“Restorantet dhe kafenetë do të rihapen nga e hëna, duke respektuar distancimin social dhe duke marrë të gjitha masat paraprake”, tha epidemiologu Branislav Tiodorovic.

Ndërsa trafiku ajror mund të rifillojë më 18 maj, duke u bërë edhe koordinimi me vendet e tjera.