Themeluesi i imunologjisë në Shqipëri: Pse nuk duhet të trembemi nga koronavirusi

Nga Prof. Dr. Genc Sulçebe

Sistemi imunitar i species humane ka evoluar ne qindra mijë vjet për t'i bere balle qindra mije mikroorganizmash dhe i ka përballuar ato me sukses deri sa kjo specie po arrin se shpejti 10 miliard ne bote.
Virusi i ri SARS-CoV-2 qe shkakton COVID-19 aktual jep një sëmundje akute qe ne një individ me sistem imunitar normal shërohet ne pak dite pa asnjë pasoje dhe ka një vdekshmëri totale rreth 1% sipas vlerësimeve te fundit.
Kjo është shume me e vogël se pandemia e gripit te 1918 dhe se vdekshmëria nga komplikacionet invazive mjekësore si ndërhyrjet kirurgjikale etj.
Komplikacioni i vetëm i infeksioni Covid-19 është pneumonia, e cila me një mobilizim normal te imunitetit te fituar me limfocitet T dhe antitrupat specifike te prodhuar nga i infektuari shërohet me sukses pa asnjë pasoje.
Madje fitimi i këtij imuniteti është i nevojshëm për te krijuar atë imunitet te ‘tufës’ (herd immunity) qe i duhet popullatës për te mposhtur një mikroorganizëm qofte dhe ky i krijuar rishtas.
Qe ky imunitet ‘tufe’ te krijohet duhet qe te paktën 50% e një popullate te jete e imunizuar nga virusi qofte ne mënyre natyrale, qofte me vaksinim. Prandaj mirë se te vije ky virus i ri në njerëzit normale.
Por, duhet te ruajmë ata individë qe kane një imunitet te brishte. Për fat fëmijët kanë një reagim imunitar shumë të mire ndaj këtij virusi, por të moshuarit jo dhe aq.
Po kështu dhe ata me sëmundje kronike si diabeti, sëmundjet e mushkërive, etj. Këto te fundit duhet t'i ruajmë nga koronavirusi!
Nga ana tjetër duhet te kemi besim te gjenet e imunitetit të popullatës shqiptare. Fakti qe nuk kemi dëgjuar forma të rënda apo fatalitete ndër shqiptarët në Itali apo raste klinike nuk ka as në Kosove, të paktën akoma, është një tregues optimist se popullata shqiptare nuk duhet t'i trembet koronavirusit dhe le të bëjmë jetë normale, jashtë panikut dhe frikës së ekzagjeruar!
Mos harrojmë se popullata urbane shqiptare është urbanizuar vone dhe mund të ketë një mbrojtje imunitare të rritur ndaj koronaviruseve që duket se kanë ardhur nga kafshët e zonave rurale.
Pra të mos panikohemi nga armiq që njerëzimi i ka njohur hershem siç janë viruset, por te luftojmë ato armiq që solli ‘civilizimi’ dhe mbipopullimi siç janë sëmundjet nga mbiushqimi, jeta sedentare apo sëmundjet tumorale.
Se fundmi, dhe koronavirusi është një pasoje indirekte e mbipopullimit nga përdorimi i faunës së egër rurale nga popullata urbane.