E FUNDIT/ Rriten numrat e të infektuarve në Shqipëri, vdes një tjetër pacient!

Është rritur numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri, ndërsa është shënuar edhe një tjetër i vdekur.

Bëhet fjalër për një 79 vjeçar, i cili ndërroi jetë mëngjesin e sotëm. ISHP konfirmon se gjatë 24 orëvë të fundit janë konstatuar 11 raste të reja duke e çuar numrin total të të prekurve nga koronavirusi në 223.

Zonat më të prekura deri më tani janë Tirana, Fieri dhe Durrësi.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon: Tiranë 124 raste / Durrës 14 raste / Lushnje 4 raste / Elbasan 5 raste / Fier 23 raste / Kavajë 4 raste / Rrogozhinë 2 raste / Korçë 14 raste / Vlorë 5 raste / Shkodër 7 raste / Lezhë 5 raste / Berat 1 rast / Has 2 raste / Krujë 5 raste / Tropojë 4 raste / Pukë 3 raste / Mirditë 1 rast.