Takon vajzën shqiptare në SHBA, Erdoganit direk i shkon mendja tek ‘Edi Rama’/ Ja reagimi...

Një shëtitje e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan në Central Park të New York-ut u kthye në disa takime me qytetarë që donin një foto kujtim prej tij. Në një moment, Presidentit turk iu afrua një vajzë e cila i tha se është shqiptare, ndërsa Erdoganit menjëherë i kujtohet miku i tij i ngushtë Edi Rama.
Biseda mes vajzës shqiptare dhe Erdoganit: 
Vajza: Im albanian (Jam shqiptare) 
Erdogan: Arnavut mu? (Shqiptare?) Aaaa. Edi, Edi, Edi 
Vajza: Po, Edi. Faleminderit shumë zoti president. 

Takimi i shkurtër u përmbyll me një buzëqeshje dhe me një fotografi. Vizita e Erdoganit në SHBA nuk është pa qëllim, pasi presidenti turk do të marrë pjesë në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.